Policia u kërkon ndihmë qytetarëve për gjetjen e Filiq Slavisa, i akuzuar për krime lufte NULL NULL 03.02.2023 15:43 03.02.2023 15:43 Sektori për Hetimin e Krimeve te Luftës ka dalë me kërkesë për ndihmë nga qytetarët, për gjetjen e Filiq (Vojislav) Slavisa, i cili është duke u kërkuar për veprën penale: Krime Lufte Kundër Popullsisë Civile. Kërkesa për bashkëpunim vjen pas dështimit të përpjekjeve për arrestimin e tij. “Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunkatë, përcjell Klankosova.tv. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike për të kontaktuar Policinë e Kosovës janë: – 192 dhe 080019999 (pa pagesë) – Sektori per Hetimin e Kriveve te Luftes tel.044 220 106 – Qendra Operative –DDP tel.044 500 404 – E-mail adresa: [email protected]
Kosova Tahiri, Kurtit: S’e pyete as opozitën as VV-në kur e pranove planin pa njohje reciproke e Asociacionin 2 months