Policia turke: Gruaja e cila dyshohet se vendosi bombën ishte e trajnuar si oficere speciale NULL NULL 14.11.2022 10:32 14.11.2022 10:32 Është arrestuar gruaja e cila dyshohet se e ka vendosur bombën në Stamboll. Si pasojë e shpërthimit deri më tani raportohet se kanë vdekur gjashtë persona dhe mbi 80 të tjerë janë plagosur. Departamenti i policisë së Stambollit ka njoftuar se e dyshuara ka treguar se ishte trajnuar si oficere speciale. “Gruaja gjatë marrjes në pyetje ka rrëfyer se ishte trajnuar si oficere speciale nga organizata terroriste e PKK-së dhe se kishte hyrë ilegalisht në vend nga Arfini”. Kjo u bë e ditur nga gazetari turk Ragip Soylu. UPDATE: The Istanbul bomber’s name is Ahlam Albashir, a Syrian national. She reportedly confessed that she was trained by the PKK as a special intelligence officer and that she had entered Turkey illegally through Afrin-Idlib to take action. pic.twitter.com/TUiUK8RRVA — Ragıp Soylu (@ragipsoylu) November 14, 2022