Policia tregon pse iu ndalua hyrja në Kosovë basketbollistëve të Serbisë NULL NULL 11.03.2019 14:00 11.03.2019 14:00 Të dielën rreth orës 12:20, autoritetet kosovare nuk i kanë lejuar disa basketbollistë të Serbisë që të hyjnë në territorin e Kosovës. Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Zyra e Policisë për Informim duke bërë të ditur se personat në fjalë nuk i kanë poseduar dokumentet e identifikimit, transmeton Klan Kosova. “Rreth orës 12:20 iu është refuzuar hyrja në Republikën e Kosovës pasi qe nuk kanë poseduar dokument identifikimi, e po ashtu nuk kanë pasur leje nga federata”. Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm. Tanjug: Prishtina i pengon të rinjtë serbë të angazhohen në aktivitete sportive klankosova.tv