Policia thotë se deri tani nuk raportohet për të lënduar nga zjarri që shpërtheu në Emshir NULL NULL 26.06.2025 20:51 26.06.2025 20:51 Policia e Kosovës ka thënë se nuk ka të lënduar në të dhënat e deritanishme nga zjarri që ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Emshir” të Prishtinës. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për Klankosova.tv ka pohuar se në vendin e ngjarjes dolën edhe zjarrfikësit dhe policia. “Sot rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë në lagjen ‘Emshir’ në Prishtinë”. “Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin”. “Bazuar në të dhënat e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Ahmeti. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.