Policia shpërtheu sot një granatë dore afër shkollës “Ali Sokoli” (VIDEO) NULL NULL 08.04.2018 20:10 08.04.2018 20:10 Fillimisht, mesditën e së dielës u bllokua kalimi i makinave dhe këmbësorëve në afërsi të shkollës “Ali Sokoli” në Prishtinë. Kjo pasi në këtë vend Njësiti i Deminimit të Policisë së Kosovës shpërthyen një granatë dore, njofton Klan Kosova. Në këtë granatë hasi një taksist. Nga policia thonë se tani për tani nuk e dinë kush e ka vënë këtë mjet shpërthyes në këtë hapësirë. Kronikë nga Enis Reçica. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.