Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia në Ferizaj shpërndan pako ushqimore për familjet në nevojë

NULL NULL
20.06.2025 11:08
Stacioni policor në Ferizaj në bashkëpunim me komunën e Ferizajt dhe Qendrën për Punë Sociale ka shpërndarë 16 pako ushqimore për disa familje në nevojë në këtë komunë. Çdo pako ka pasur një vlerë prej 140 eurosh.
Këto pako janë siguruar nga të hyrat e grumbulluara gjatë aktivitetit humanitar “Vrapojmë me Policinë Tonë”, minimaratonë kjo e mbajtur më 12 qershor 2025, me rastin e Ditës së Çlirimit të Ferizajt, bëhet e ditur në njoftimin e policisë në Facebook, transmeton Klankosova.tv.
Ky aktivitet siç thuhet kishte për qëllim promovimin e solidaritetit, shëndetit dhe sportit në shërbim të komunitetit.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh mirënjohje të thellë për të gjithë pjesëmarrësit në minimaratonë, të cilët përmes blerjes së fanellave kontribuan në sigurimin e këtyre pakove ushqimore për familjet në nevojë”, shkruhet tutje në njoftim.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.