Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia shpërndan dhurata për fëmijët në veri (FOTO)

NULL NULL
24.12.2022 18:53

Policia përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se në prag të festave të fundvitit, kanë shpërndarë dhurata  nëpër rajone të ndryshme të vendit.

Ata gjithashtu theksuan se kanë shpërndarë dhurata edhe për fëmijët në veri të vendit, përcjell Klankosova.tv.

“Policia e Kosovës, Drejtoria e Policisë në Bashkësi dhe Preventivë, në vigjilje të festave të fund-vitit, ka vazhduar nëpër rajone të ndryshme të vendit shpërndarjen e dhuratave për fëmijë. Kështu, njësi policore në Mitrovicë Veri, kanë shpërndarë dhurata për fëmijët në Lagjen e Boshnjakëve, Kodrën e Minatorëve, Lagjen e Doktorëve, dhuratat janë shpërndarë për fëmije të të gjitha komuniteteve që jetojnë në atë pjesë të vendit”, thuhet në njoftimin e policisë.

lajme të ngjashme