Policia, qytetarëve kërkesë për bashkëpunim: Na lajmëroni nëse keni informacione për këta dy persona (FOTO) NULL NULL 04.12.2021 13:06 04.12.2021 13:06 Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët, në lidhje me kërkimin e dy personave. Ata me 30 maj të këtij viti, janë shpalluar në kërkim si të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”. “Sektori Rajonal i Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, bazuar në autorizimin e dhënë nga prokurori i Departamentit për Krime të Përgjithshme në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë ka thënë se lejohet publikimi i fotografive në media të shkruara dhe elektronike i dy personave të dyshuar”, thuhet në komunikatë. Policia thotë se publikimi i fotografive për dy të dyshuarit ka për qëllim që në bashkëpunim me qytetarët të bëhet i mundur lokalizimi dhe arrestimi i personave të dyshuar, përcjell Klankosova.tv. “Personat e shpallur në kërkim janë të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë” e ndodhur me datën 30 maj 2021, në Skenderaj.Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që për çdo informacion që ndërlidhet me fotografitë e personave në kërkim apo vendndodhjen e tyre, të lajmërojnë Policinë e Kosovës “, bëhet e ditur në komunikatë. Tutje, ata njoftojnë se informacione për personat në kërkim, mund të dërgoni në stacionin më të afërt policor, përmes telefonit apo edhe përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: – 192 – +381 (0)28 532 366-Drejtoria Rajonale Mitrovicë Jugu – 044/633 551 – E-mail adresa: info@kosovopolice.com *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 06/07/2025
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 06/07/2025
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025