Policia po e ruan argjendarinë, pronari i së cilës u arrestua lidhur me grabitjen në Suharekë NULL NULL 04.12.2023 08:44 04.12.2023 08:44 Policia po vazhdon ta mbajë të bllokuar argjendarinë “Baraku”, pronari i së cilës u arrestua për përfshirje në grabitjen në Suharekë. Argjendaria është bastisur edhe të dielën nga Policia e Kosovës, pas dy bastisjeve që ishin kryer ditë më parë nga zyrtarët policorë. Pronari i arrestuar dyshohet se ka bashkëpunuar me grupin kriminal në rastin e grabitjes së arit në vlerë të 250 mijë eurove, raporton EO, transmeton Klankosova.tv. Grupi që kreu grabitjen e armatosur në Suharekë pati përleshje me Policinë ditës së enjte, pas një operacioni të gjerë policor. Njëri nga grabitësit u vra pas shkëmbimit të zjarrit me policinë, ndërsa katër të tjerë u arrestuan – teksa kërkimet për ta kapur edhe një të dyshuar po vazhdojnë. Në mesin e të arrestuarve është edhe Trim Baraku, pronar i argjendarisë “Baraku” në Prishtinë. Bastiset sërish argjendaria në Prishtinë që lidhet me grabitjen në Suharekë *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025