Policia po e bastis komunën paralele për Skenderaj, Elshani: Me gjasë do të mbyllet NULL NULL 16.10.2024 16:38 16.10.2024 16:38 LAJMI I FUNDIT, FOTOGRAFI ILUSTRUESE NGA KLANKOSOVA.TV Policia e Kosovës në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke e mbyllur komunën paralele serbe për komunën e Skenderajt që gjendet në veri të vendit. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili tha se aktualisht janë duke e bastisur këtë objekt. “Është në veri një komunë paralele për pikën e Skenderajt, kemi hyrë brenda dhe jemi duke kontrolluar dhe sipas të gjitha gjasave ajo mbyllet”, tha Elshani për Klankosova.tv. Javë më parë, policia i ka mbyllur edhe komunat e tjera paralele që kanë funksionuar në veri të vendit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Jashari takohet me komandantin amerikan, theksohet performanca e dalluar e ushtarëve të FSK-së në SHBA 21/06/2025
Kosova Shea për Klankosova.tv: Konflikti Izrael–Iran mund ta lërë Kosovën jashtë vëmendjes ndërkombëtare 21/06/2025