Policia për rastin e drejtorit të “Agrokosova Holding”: S’gjetëm asgjë të dyshimtë NULL NULL 1 month më parë 1 month më parë Policia është deklaruar për raportimin e drejtorit menaxhues të “Agrokosova Holding”, Bekim Krasniqi, i cili tha se ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij në Shirokë të Suharekës. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, tha për Klankosova.tv se ankuesi ka deklaruar se ka dëgjuar të shtëna, por se nuk di se prej nga apo me çka është shtënë. “Rreth orës 21:19 Bekim Krasniqi, drejtor i “Agrokosova Holding” në Suharekë, ka informuar se ka gjuajtje me armë. Reagimi policor ka qenë i menjëhershëm. Patrullat kanë kontaktuar me ankuesin Bekim Krasniqi i cili deklaron se ka dëgjuar të shtëna, por nuk është i sigurt se prej nga është shtënë dhe me çka është shtënë”. Ai shtoi se patrullat policore kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, por nuk kanë vërejtur asgjë të dyshimtë. “Patrullat kanë patrulluar në atë lokacion, por deri më tani nuk kanë hasur në diçka të dyshimtë. Patrullat së bashku me njësitet tjera ende janë në atë lokacion”. Drejtori i “Agro Holding Kosova” thotë se pati të shtëna me armë në drejtim të shtëpisë së tij (VIDEO)
Kosova MASHTI distancohet nga përzgjedhja e anëtarëve të Këshillit Drejtues të UP-së 29.06.2022 14: 01