Policia: Objekti i komunës në Mitrovicë, u sulmua me revole NULL NULL 02.06.2016 11:41 02.06.2016 11:41 Pas raportimeve se objekti i Komunës së Mitrovicës, është sulmuar me kallashnikov me ç’rast janë shkaktuar edhe dëme materiale, Klan Kosova ka kontaktuar menjëherë me autoritete përkatëse policore për të kuptuar rreth detajeve të këtij rasti. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, konfirmoi për Klan Kosova, se sulmi është kryer në orët e mesnatës të së mërkurës megjithatë mohoi se komuna është sulmuar me kallashnikov. Zahiti, tha se objekti i kësaj komune, është sulmuar me revole ndërkaq ekipet e hetuesisë menjëherë kanë ndalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast kanë hasur edhe në disa gëzhoja të plumbave, njoton Klan Kosova. Raportohet për dëme të shkaktuara materiale. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Buzhala: Kushtetuesja brenda një jave del me vendim për votimin e fshehtë (VIDEO) 13 orë më parë
Kosova Mehmetaj, Kurtit: Je rrënues i kuvendit – nomadi i vetëm je ti, edhe literalisht 15 orë më parë