Policia nuk e përfshiu në raportin 24 orësh rastin e 27-vjeçarit që vdiq në Lipjan NULL NULL 08.07.2025 16:48 08.07.2025 16:48 Një ngjarje tragjike ndodhi në orët e para të së hënës në Lipjan, ku 27-vjeçari Agon Zejnullahu humbi jetën në rrethana të dyshimta pas ndërhyrjes së Policisë së Kosovës. Për këtë rast u arrestuan pesë policë nën dyshimin se kryen veprën penale “vrasje nga pakujdesia”, njofton Klankosova.tv. E zakonisht kur ndodh një ngjarje pas mesnate, policia raporton të nesërmen në mëngjes, përmes raportit 24 orësh, gjë e cila sot nuk ndodhi me rastin e Agonit. Në raportin e sotëm 24 orësh të Policisë së Kosovës nuk ka pasur ndonjë raportim në lidhje me këtë ngjarje. Ndryshe, mbrëmë pesë zyrtarë policorë janë ndaluar për 48 orë lidhur me rastin e vdekjes së këtij 27-vjeçari, gjë të cilën e ka raportuar Klankosova.tv e më pas e ka konfirmuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 7 minuta më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 2 orë më parë