Policia në Gjilan konfiskon armë dhe substanca narkotike NULL NULL 22.08.2025 14:31 22.08.2025 14:31 Policia në Gjilan brenda një jave ka ndërmarrë disa veprime operative dhe hetimore, duke identifikuar dhe ndaluar persona të dyshuar dhe konfiskuar armë dhe mjete të tjera. Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se gatë këtyre veprimeve janë sekuestruar: Katër raste armësh, pistoleta dhe 29 fishekë, tetë raste posedimi i paautorizuar i substancave narkotike, dy raste armësh të ftohta (thikë), një rast shufre metalike, transmeton Klankosova.tv. Policia thekson se veprimet janë pjesë e përkushtimit për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe për të parandaluar veprimet që bien ndesh me ligjin. Qytetarët janë inkurajuar të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë përmes numrit 192, email-it info@kosovopolice.com ose pranë stacionit më të afërt të policisë.