Policia në Ferizaj ndëshkon rreth 300 shoferë për përdorim të telefonit gjatë vozitjes NULL NULL 09.01.2026 08:44 09.01.2026 08:44 Foto ilustruese Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore. Gjatë muajit dhjetor të vitit që lamë pas, Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar gjithsej 268 gjoba ndaj shoferëve që kanë përdorur telefonin gjatë ngasjes, duke rrezikuar sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion, transmeton Klankosova.tv. Policia Rajonale e Ferizajt ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve. Qytetarët mund të raportojnë çdo shkelje të rregullave të trafikut: – Drejtpërdrejt në stacionin më të afërt të policisë – Përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” – Në numrat e telefonit kujdestar: 192, 0290/326-250, 0290/322-406