Policia ndjek një veturë mbi gjysmë ore në Fushë-Kosovë (VIDEO) NULL NULL 11.04.2025 13:16 11.04.2025 13:16 Policia e Kosovës ka ndjekur një veturë për më shumë se 30 minuta në Fushë Kosovë. Sipas pamjeve të dërguara nga një lexues në redaksinë e Klankosova.tv, vetura e ndjekur ishte e tipit Volkswagen Polo. Ai thotë se rasti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. Klankosova.tv ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare për rastin.