Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia ndalon një makinë pa pilot të Google

NULL NULL
14.11.2015 08:59

Policia në Kaliforni ka ndaluar një makinë pa pilot të Google për shkak se ishte duke ecur shumë ngadalë. Makina po lëvizte 16 km/h më ngadalë se që ishte kufiri minimal për vozitje.

Në një foto të publikuar nga vet Google, shihet një oficer policie pranë makinës së Google, shkruan TopChannel.

Sipas autoriteteve, oficeri po bisedonte me punonjësit e Google për pasojat që mund të kishte vozitja aq e ngadaltë në atë zonë.

Pavarësisht se janë pa pilot, në makinat e Google ka gjithmonë një punonjës, në mënyrë që të marrë kontrollon e makinës nëse vërehet se ka ndonjë problem.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.