Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosovarit dhe shtetasit gjerman i kapen në veturë mbi 138 mijë euro

NULL NULL
05.12.2025 09:24

Gjatë një kontrolli të automjetit me targa vendore në Çagllavicë, Policia ka njoftuar se ka gjetur dhe sekuestruar një shumë prej 138,850 euro.

Lidhur me rastin, në stacion policor janë sjellë dy të dyshuar burra, njëri shtetas gjerman dhe tjetri kosovar, thuhet në raportin 24-orësh.

“Pas intervistimit dhe me urdhër të prokurorit, të dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thotë Policia. /Klankosova.tv

 

lajme të ngjashme