Policia ndalon materialin e referendumit, kthen prapa zyrtarët serbë NULL NULL 15.01.2022 10:41 15.01.2022 10:41 Policia e Kosovës ka ndaluar hyrjen në Kosovë të tri automjeteve (një veturë dhe dy kamionë) të Serbisë ku ishin gjashtë persona, të cilët po sillnin materialin për referendumin e Serbisë. Siç njofton policia, dy mjetet transportuese (kamionët) janë dërguar tek autoritet kompetente doganore, ndërsa pas intervistimit personat me automjetin e tyre janë kthyer mbrapa në Serbi, njofton Klan Kosova. Bazuar në informacionet zyrtare, detyrat dhe autorizimet policore, është ndaluar hyrja në RKS, e këtij materiali i cili po transportohej pa leje përkatëse Rasti do të vazhdojë të trajtohet në bashkëpunim me institucionet përkatëse dhe organet e drejtësisë. Mbrëmë në ora 21:40, zyrtarët serbë tentuan të futen në Kosovë në pikën e kalimit Kufitar Merdare ku u ndaluan nga Policia e Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 14 sekonda më parë
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 1 day