Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia me plan operativ për “Vidovdan”, apelon që të shmangen provokimet

NULL NULL
27.06.2025 16:26
Pamje gjatë festimit të Vidovdanit në Gazimestan, Prishtinë. Foto: Kossev

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka marrë masat e nevojshme për menaxhimin e situatës së sigurisë dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve për “Vidovdanin”, të cilat pritet të mbahen të shtunën, më 28 qershor.

Lidhur me planet dhe masat operacionale, policia ka shpalosur detajet e planit operacional, me të cilat thotë se janë njoftuar të gjithë përfaqësuesit e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

“Nga autoritetet policore janë paraparë masa të nevojshme planifikuese, koordinuese, parandaluese dhe operative në të gjitha departamentet dhe rajonet policore, në mënyrë që manifestimet në lokacionet ku janë paraparë, të zhvillohen qetë dhe pa incidente”.

“Përmes këtij njoftimi zyrtar, Policia e Kosovës APELON te të gjithë qytetarët dhe pjesëmarrësit që të manifestojnë në mënyrë të qetë, të shmangun çdo provokim të mundshëm, të respektojnë ligjet dhe udhëzimet e Policisë së Kosovës, e cila do të jetë prezentë me njësitë e saja për ofrim të sigurisë dhe parandalim të çdo veprimi të kundërligjshëm”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Po ashtu, policia kërkoi mirëkuptimin e plotë nga ana e pjesëmarrësve në trafik me rastin e bllokimit të përkohshëm apo riorientimin e mundshëm të trafikut.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saj ligjore, menaxhimin e situatës së sigurisë, zbatimin e Kushtetutës së RKS-së në funksion të garantimit të një mjedisi të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim”, thuhet në njoftim.

Më 10 qershor të vitit të kaluar, Komuna e Graçanicës kishte marrë vendim që kjo festë të shënohet dhe festohet me simbole dhe flamuj të shtetit serb.

Këtë vendim, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 12 qershor, e ka rrëzuar përfundimisht duke vendosur që në festën e “Vidovdanit”, të mos ketë simbole dhe flamuj serb.

Në arsyetim, gjykata tha se vendimi në fjalë mund të provokojë tensione ndëretnike, veçanërisht nëse perceptohet se autoritetet komunale favorizojnë një komunitet në kundërshtim me rendin ligjor.

“Ky rrezik për rendin publik është edhe më i lartë në kontekstin kur simboli i një shteti tjetër shfaqet në mënyrë të organizuar nga një autoritet publik komunal, pa pëlqimin ose autorizimin e institucioneve qendrore”, thuhet në arsyetimin e Aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë./Klankosova

Gjykata vendos përfundimisht – s’ka festë të Vidovdanit me flamuj e simbole serbe në Kosovë

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.