Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia me detaje për cigaret e kapura në aeroport: Gruas që iu gjetën ishte nisur për në Britani

NULL NULL
22.06.2025 16:54
Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin ku u gjetën 100 shteka cigare me banderola të Shqipërisë të fshehura në dy bagazhe personale të një gruaje në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Në njoftimin e lëshuar në Facebook thuhet set rasti ndodhi rreth orës 10:00 të mëngjesit, dhe se udhëtarja kishte për të shkuar në Britani të Madhe.

“Sot rreth orës 10:00, bazuar në informacione relevante, nga zyrtaret doganor në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në Aeroportin e Prishtinës, në shkuarje me fluturimin për në Mbretërinë e Bashkuar është ndal një udhëtare”.

“Janë ndërmarr të gjitha masat e kontrollit nga autoritete dhe pas hapjes së valixheve në prezencë të udhëtares në fjalë janë gjetur 100 boksa (shteka) me cigare Malboro”, thuhet në njoftim.

Policia shton se sasia e cigareve është sekuestruar nga ana e Doganës së Kosovës dhe të njëjtit po merren me rastin. /Klankosova.tv

Po transportonte ilegalisht cigare, kapet shtetasja e huaj në Aeroportin e Prishtinës

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.