Policia me detaje për cigaret e kapura në aeroport: Gruas që iu gjetën ishte nisur për në Britani NULL NULL 22.06.2025 16:54 22.06.2025 16:54 Policia e Kosovës Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin ku u gjetën 100 shteka cigare me banderola të Shqipërisë të fshehura në dy bagazhe personale të një gruaje në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë. Në njoftimin e lëshuar në Facebook thuhet set rasti ndodhi rreth orës 10:00 të mëngjesit, dhe se udhëtarja kishte për të shkuar në Britani të Madhe. “Sot rreth orës 10:00, bazuar në informacione relevante, nga zyrtaret doganor në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në Aeroportin e Prishtinës, në shkuarje me fluturimin për në Mbretërinë e Bashkuar është ndal një udhëtare”. “Janë ndërmarr të gjitha masat e kontrollit nga autoritete dhe pas hapjes së valixheve në prezencë të udhëtares në fjalë janë gjetur 100 boksa (shteka) me cigare Malboro”, thuhet në njoftim. Policia shton se sasia e cigareve është sekuestruar nga ana e Doganës së Kosovës dhe të njëjtit po merren me rastin. /Klankosova.tv Po transportonte ilegalisht cigare, kapet shtetasja e huaj në Aeroportin e Prishtinës *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rrëfimi i izraelites: ShBA-të ndihmojnë Izraelin si Kosovën në vitin 1999 (VIDEO) 35 minuta më parë