Policia me aksion në Shtërpcë NULL NULL 23.04.2025 08:49 23.04.2025 08:49 Fotografi ilustruese për Policinë e Kosovës. Policia ka nisur një aksion në Shtërpcë mëngjesin e sotëm. Sipas raportimit të Indeksonline, bëhet fjalë për një aksion në një kompani ilegale të menaxhimit të mbeturinave, e cila operon nën juridiksionin e Serbisë. Klankosova.tv ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të një përgjigje. Kujtojmë se kjo komunë mbulohet nga kompania kosovare “Pastërtia”, e cila ka selinë qendrore në Ferizaj.