Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia maqedonase pengon gazetarët

NULL NULL
09.05.2015 13:28

Ekipet e gazetarëve nga mediat shqiptare në Maqedoni janë duke u penguar nga Policia e Maqedonisë për t’i përcjellë zhvillimet në Kumanovë.

Ekipi i televizioni Alsat-M, që është në afërsi të lagjes ku ndodhi përplasja e armatosur, është kërcënuar nga ana e forcave të armatosura maqedonase.

Kameramanit të këtij mediumi i është konfiskuar i gjithë materiali i incizuar gjatë këtij aksioni.

Edhe gazetari i lajmpress.com ka raportuar se policia u ka marrë materialet e incizuara.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.