Policia largon 21 kamera të paligjshme sigurie në Shkodër, përcillnin lëvizjet e forcave të rendit NULL NULL 14.01.2023 15:19 14.01.2023 15:19 Policia e Shkodrës ka çmontuar 21 kamera sigurie të cilat ishin vendosur në shtyllat elektrike. Në njoftimin për media, Policia thotë se kamerat ishin instaluar me qëllim marrjen e informacioneve mbi lëvizjen e efektivëve. Kamerat, thotë policia, ishin instaluar “për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë”, ndërsa thekson se forcat e rendit kanë organizuar punën për identifikimin e personave që kishin vendosur këto kamera dhe çmontimin e tyre. “Mbështetur nga shërbimet operacionale dhe ato të Forcës së Posaçme ‘Shqiponja’, strukturat hetimore të DVP Shkodër kanë çmontuar dhe sekuestruar 21 kamera të lidhura nëpërmjet celularit, nga të cilat 8 të instaluara në vende dhe sheshe publike, në aksin rrugor nga rrethrotullimi ‘5 Heronjtë’ deri tek rrethrrotullimi i parë i bypassit të Shkodrës, ndërsa 13 të tjera të instaluara në aksin rrugor nga rrethrrotullimi ‘5 Heronjtë’ deri te rrethrrotullimi i Dobraçit. Kamerat e sekuestruara ishin vendosur pa lejen përkatëse të organeve kompetente. Vendosja e tyre është në kundërshtim me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 ‘Mbrojtja e të dhënave personale’ dhe përbën veprën penale ‘Ndërhyrje të padrejta në jetën private’, që parashikohet nga neni 121 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit. Në bashkëpunim me Prokurorinë, Policia thotë se vijon puna intensive për identifikimin e personave që kanë instaluar kamerat dhe për zbardhjen e plotë të qëllimit të vendosjes së këtyre kamerave. /Klankosova.tv
Kosova Lushaku–Sadriu për videon e publikuar nga LVV: "Material propagandues, për keqardhje" 2 months
Lajme Radev pas takimit me Macronin: Maqedonia e Veriut të dëshmojë me rezultate se synon integrimin në BE 2 months