Policia Kufitare parandalon kontrabandimin e kafshëve nga Serbia NULL NULL 22.02.2023 21:49 22.02.2023 21:49 Policia Kufitare e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ka parandaluar kontrabandimin e kafshëve nga Serbia. Në njoftim thuhet se në fshatin Banjë të komunës së Zubin Potokut, policia ka vërejtur dy persona të dyshuar të cilët nga territori i Serbisë kanë sjellur disa dele në territorin e Kosovës. “Policia Kufitare e Kosovës, konkretisht zyrtarët policor në teren, gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore në menaxhimin dhe kontrollin e kufirtit shtetëror, sot më 22.02.2023, në orët e pasdites në fshatin Banjë, komuna e Zubin Potokut, kanë vërejtur dy persona të dyshuar të cilët nga territori i Serbisë kanë sjellur disa kafshë (dele) në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë. Në njoftim thuhet se kafshët e kontrabanduara janë lokalizuar nga policia, përcjell Klankosova.tv. “Njësitet policore kufitare kanë ndërmarr veprime të menjëhershme për trajtimin e këtij rasti të dyshuar të kontrabandës. Megjithëse kafshët e kontrabanduara janë lokalizuar nga Policia, personat e dyshuar duke shfrytëzuar terenin malor në atë zonë kanë depërtuar dhe janë larguar në territorin serb. Policia e Kosovës ka informuar autoritetet doganore dhe AVUK-un lidhur me rastin për procedura të mëtejme, përderisa në bashkëpunim me Prokurorinë është iniciuar edhe rasti “ kontrabandim me mallra”, thuhet tutje në njoftimin e policisë. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Nuk ka informacione që ndonjë shqiptar mund të ketë pësuar nga tërmeti në Turqi (VIDEO) 06/02/2023