Policia kontrollon objektet e të dyshuarit, i gjen armë pa leje (FOTO) NULL NULL 04.07.2024 10:27 04.07.2024 10:27 Foto ilustruese. Policia e Kosovës Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Kamenicë, sot ka realizuar një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit 40-vjeçar me inicialet B.B., pas marrjes së informacioneve përmes rrugëve operative se i lartëcekuri posedonte armë pa leje. Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një armë revole e markës Ekol specila e kalibrit 9mm dhe një karikator, të cilat do të përdoren si provë materiale në gjykatë.