Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia konfiskon dy armë në Mitrovicë e Vushtrri

NULL NULL
23.08.2024 14:47

Gjatë ditës së djeshme dhe sot, policia në Vushtrri dhe Mitrovicë ka konfiskuar dy armë zjarri.

Të enjten u konfiskua një armë tyt-shkurtër dhe një karikator me 13 fishekë, pasi policia i gjeti gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit 37-vjeçar me inicialet A.H. në Vushtrri.

Ndërsa sot bëhet e ditur se rreth orës 05:56 në Mitrovice, njësitë policore gjatë patrullimit kanë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ku dhe kanë arritur të identifikojnë lokacionin dhe personin e dyshuar me inicialet E.B., 32-vjeçar, dhe si prove materiale është konfiskuar një pistoletë.

Pas procedurave intervistuese, të dy të dyshuarit janë liruar në procedure të rregullt dhe janë iniciuar rastet për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll të paautorizuar të armës” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

 

lajme të ngjashme