Policia konfiskon 13 skuterë për tri ditë në Prishtinë NULL NULL 26.06.2025 14:03 26.06.2025 14:03 Policia e Kosovës ka dalë me një formë të re të patrullimeve në rrugët e Prishtinës – këtë herë me motoçikleta. Vetëm gjatë tri ditëve të para të operimit, njësiti rajonal i trafikut rrugor ka shqiptuar mbi 45 gjoba për kundërvajtje në komunikacion dhe ka konfiskuar 13 skuterë të paregjistruar, njofton Klankosova.tv. Në mesin e shkeljeve më të shpeshta janë përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, mosrespektimi i dritës së kuqe, mospërdorimi i rripit të sigurisë dhe tejkalimi i shpejtësisë së lejuar. “Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në rritjen e sigurisë rrugore dhe në forcimin e prezencës në terren, veçanërisht gjatë sezonit veror kur intensiteti i qarkullimit është më i lartë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.