Policia konfirmon vrasjen në Prishtinë, dorasja vetëdorëzohet në Polici NULL NULL 20.08.2024 20:43 20.08.2024 20:43 Vrasja në Vranjevc, foto nga vendi i ngjarjes / Klankosova.tv Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Klankosova.tv e ka konfirmuar vrasjen që ka ndodhur në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë. Ahmeti ka bërë të ditur se e dyshuara është vetëdorëzuar në polici dhe se tashmë është duke u punuar për të sqaruar rrethanat e rastit, përcjell Klankosova.tv. “Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën për një vrasje, që ka ndodhë në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”. “Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person dyshuara: -N.M. femër. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast”, thuhet në konfirmim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.