Policia konfirmon se në Kumanovë janë 10, jo 14 të vrarë NULL NULL 17.05.2015 20:05 17.05.2015 20:05 Numri i pjesëtarëve të vrarë nga grupi i armatosur në Kumanovë nuk është 14, siç pohonte fillimisht Ministria e Punëve të Brendshme, porse 10. Këtë informatë për portalin maqedonas Plusinfo e ka konfirmuar Prokuroria Publike, e cila thotë se në terren janë gjetur trupat e 10 personave, për të cilët ekspertiza ka provuar se janë pjesëtarë të grupit të armatosur. Nga MPB-ja s’kanë dashur ta komentojnë informacionin, porse vetëm kanë thënë se ajo që ata e kanë publikuar ka qenë “fillimisht” dhe “jozyrtare”. Portali përkujton se, përkundër faktit se në aksionin në Kumanovë para dy javëve humbën jetën tetë policë dhe mbi 37 u plagosën, kryeministri Nikolla Gruevski tha se ai aksion do të hyjë në histori dhe në literaturën profesionale. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Avokati ngre shqetësim: Kemi parë në vitet e fundit dhjetëra gra që janë vra, për shkak të dështimit të institucioneve 42 minuta më parë
Kosova Cakolli: S’ka rëndësi çfarë veprimesh kishte bërë paraprakisht Agoni – ai vdiq në duart e shtetit 58 minuta më parë