Policia konfirmon: Dy të lënduar nga therja me thikë sot në Emshir NULL NULL 30.04.2025 16:20 30.04.2025 16:20 Policia e Kosovës ka konfirmuar përleshjen e sotme mes nxënësve në Emshir, për të cilën raportoi Klan Kosova, duke dhënë detaje se nga ky incident i rëndë, mbetën të lënduar dy persona. Siç thuhet në përgjigjen e dhënë për klankosova.tv, të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia në mënyrë aktive ka vijuar punën e saj me veprimet operativo-hetimore. Rreth orës 13:00, është raportuar për një përleshje në mes të disa personave në lagjen Kalabria, në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë dy persona kanë marrë lëndime nga arma e ftohët (thika). Ndërkohë që të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia në mënyrë aktive ka vijuar punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, të cilat kanë rezultuar me identifikimin e të dyshuarit i cili më pas është paraqitur në polici. Aktualisht në koordinim me prokurorin e shtetit po vazhdon puna policore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.