Policia konfirmon aksionin në Kaçanik NULL NULL 25.04.2025 08:46 25.04.2025 08:46 Policia e Kosovës në bashkëpunim me njësitë e saja relevante po zhvillon operacion policor në Kaçanik. Këtë për Klankosova.tv, e konfirmoi zëdhënësi i përgjithshëm i policisë, Baki Kelani. Tutje, ai thotë se pas përfundimit të operacionit policor, i cili po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, do të bëhen publike informacione shtesë. Sakaq, Klani ka mësuar se ky aksion u organizua nga Prokuroria Speciale ku u bastisen disa lokacione, e u sekuestruan prove e dëshmi materiale.