Policia kërkon ndihmë për lokalizimin e katër të dyshuarve për vrasjet dhe plagosjet e djeshme në Prishtinë NULL NULL 27.03.2024 18:41 27.03.2024 18:41 Policia kërkon ndihmë për lokalizimin e dy personave që kryen vrasjen në Prishtinë dhe dy të tjerëve për plagosje Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët bashkëpunim për vendndodhjen e dy personave të dyshuar për vrasjen që ndodhi mbrëmë në Kolovicë të Prishtinës. Policia bëri të ditur se personat e dyshuar që janë në kërkim për vrasjen e dyfishtë që ndodhi mbrëmë janë Ahmeti Berisha dhe Naim Berisha. “Ndonëse janë ndërmarrë një sërë veprimesh nga ana e policisë, kërkimi i vazhdueshëm, bastisja e disa lokacioneve etj. personat e dyshuar vazhdojnë të ndodhen në arrati, andaj për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendndodhjes së personave të dyshuar na kontaktoni direkt në: E-mail: info@kosovopolice.com; Tel 192; Facebook https://ëëë.facebook.com/KosovoPolice”, thuhet nw njoftimin e policisw, transmeton Klankosova.tv. Po ashtu, policia i ka shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë, të cilët dyshohen për plagosjen që ndodhi dje po ashtu në Kolovicë. Të dyshuarit për të cilët kërkoi ndihmë policia për lokalizimin e tyre janë Fitim Doda dhe Arijan Sijarina, të cilët kërkohen për “veprën vrasje në tentativë që ka ndodhë në rrugën ‘Haxhi Zeka’ në Prishtinë”. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendndodhjes së personave të dyshuar, na kontaktoni direkt në: E-mail: info@kosovopolice.com; Facebook: https://www.facebook.com/KosovoPolice/ ;Android #app: Lajmero Policine ; Tel: 192”, thuhet në njoftimin e policisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Gruda për aktgjykimin e Kushtetueses: Në VV u interpretua nga tre persona që nuk janë juristë (VIDEO) 25 minuta më parë