Lajmëroni policinë nëse e shihni personin në foto, po kërkohet për vjedhje NULL NULL 27.10.2025 13:46 27.10.2025 13:46 Policia e Kosovës, gjegjësisht njësiti i hetimeve i stacionit policor të Graçanicës kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin dhe arrestimin e këtij personi, i cili shihet në foto. Ai dyshohet për vepren penale të “Vjedhjes”. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.