Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje NULL NULL 02.07.2025 10:38 02.07.2025 10:38 Policia e Kosovës po kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi për veprën “Vjedhje”. Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook policia ka publikuar fotografinë e të dyshuarit, transmeton Klankosova.tv. “Njësiti i Hetimeve të stacionit policor në Graqanicë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje veprën vjedhje. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.