Policia kap një grup sirianësh në Skenderaj, të cilët lëviznin ilegalisht NULL NULL 13.10.2022 22:20 13.10.2022 22:20 Foto e përpunuar nga Klankosova.tv. Policia ka kapur një grup sirianësh që lëviznin ilegalisht në Skenderaj. Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. “Policia i ka ndaluar disa sirianë, pastaj ka ardhur Njësia e Migracionit prej Prishtinës dhe tani po merren me ta”, deklaroi ai. Zahiti tha se nuk dihet numri i sirianëve, derisa më herët pati raportime në media se ka qenë një grup prej rreth 40 personash.