Policia jep detaje rreth sulmit ndaj avokatit Gazmend Halilaj NULL NULL 15.04.2020 10:59 15.04.2020 10:59 Avokati Gazmend Halilaj ka thënë dje se ishte sulmuar nga dy persona të panjohur, transmeton Klan Kosova. Policia me anë të raportit 24 orësh ka dhënë detaje rreth ngjarjes ku është shtuar se personat janë shkuar në drejtim të panjohur. “Viktima mashkull kosovar ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK, pasi që i njëjti derisa kishte qenë duke drejtuar automjetin e tij dy persona të panjohur, kanë shtënë me armë zjarri në ajër e më pas e kanë sulmuar fizikisht dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në vendi e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja. Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar për shtëpi ndërsa rasti është duke u hetuar nga njësitë relavante policore”, thuhet në raport të policisë. Sulmohet avokati Gazmend Halilaj *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 10 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 12 orë më parë