Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia jep detaje për plagosjen në Pejë, i dyshuari po manovronte me armë

NULL NULL
15.12.2025 09:21

Policia ka dhënë detaje në lidhje me plagosjen që ka ndodhur mbrëmë në Pejë, duke thënë se i dyshuari po manovronte me armë.

Në raport thuhet se nga i dyshuari është sekuestruar një revole me 13 fishekë dhe një gëzhojë, përcjell Klankosova.tv.

“Viktima ka pësuar lëndime në këmbë dhe pas  trajtimit mjekësor është liruar. Nga i dyshuari është sekuestruar një revole me 13 fishekë dhe një gëzhojë”, ka njoftuar policia.

Në të njëjtin raport bëhet e ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Plagoset me armë zjarri një person në Pejë

lajme të ngjashme