Policia jep detaje për aksidentin në rrugën Prishtinë-Podujevë, një i lënduar NULL NULL 10.07.2020 13:40 10.07.2020 13:40 Është lënduar ngasësi i motoçikletës i cili ishte aksidentuar me një veturë në rrugën Prishtinë -Podujevë gjatë ditës së sotme. Këtë e bëri të ditur për klankosova.tv Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë. “Sot rreth orës 10:30 kemi pranuar informatën për një aksident në rrugën Prishtinë -Podujevë, saktësisht në fshatin Lupq”. “Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmet për klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandidati i parë shqiptar për kryetar të Cyrihut, Avdili: Shenjë e zhvillimit të komunitetit tonë në Zvicër 02/07/2025
Kosova "Fitore Pacolli postime të rreme", Demaku: Shqetësuese se si një deputete me lehtësi flet për mashtrim (VIDEO) 02/07/2025