Policia jep detaje për aksidentin në autostradën “Arbën Xhaferi”, viktima ishte grua NULL NULL 10.07.2023 08:47 10.07.2023 08:47 shiriti i policise 2 Policia ka dhënë detaje lidhur me aksidentin që ka ndodhur dje në autostradën “Arbën Xhaferi”. Në raportin 24 orësh thuhet se një kamion dhe një veturë me targa vendore janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident ka ndërruar jetë një grua (pasagjere në veturë) si dhe lëndime trupore kanë pësuar disa tjerë. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësorë në QKUK. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi, ndërsa drejtuesi i automjetit transportues është dërguar në mbajtje. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS