Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia jep detaje në lidhje me grabitjen e armatosur në Korçë

NULL NULL
25.02.2024 22:10
Policia e Shqipërisë
Foto ilustruese.

Mbrëmjen e sotme në fshatin Drenovë të Korçës ka ndodhur një grabitje me armë zjarri, ky dy persona kanë hyrë në një market dhe kanë marrë një shumë parash si dhe paketa cigaresh.

Përmes një njoftimi, policia ka bërë të ditur se tashmë kanë filluar hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, shkruan Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.

“Korçë-Mbrëmjen e sotme, në fshatin Drenovë, Korçë, dy persona të maskuar, nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri, kanë hyrë në dyqanin ushqimor të shtetasit D. B., ku kanë marrë një shumë parash dhe disa paketa me cigare dhe më pas janë larguar”.

“Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli në akset kryesore dhe hyrjet e daljet e qytetit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.