Policia jep detaje lidhur me incidentin në Vushtrri, ku disa persona shtien në drejtim të shtëpisë së Liridon Osmanit NULL NULL 22.06.2025 10:25 22.06.2025 10:25 Foto Ilustrim Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me incidentin e mbrëmshëm në Vushtrri, ku siç raportoi Nacionale, persona të panjohur shtien me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së Liridon Osmanit. Policia njofton se përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar, ndërsa bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja dhe plumba të pashkrepur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është nën hetime. “Rr. Vëllezërit Gërvalla, Vushtrri 21.06.2025-22:55. Ankuesi m/k ka raportuar se një i dyshuar i panjohur ka shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij dhe është larguar në drejtim të panjohur. Për veç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja dhe plumba të pa shkrepur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, njofton PK. /Klankosova.tv Të shtëna me armë zjarri drejt shtëpisë së Liridon Osmanit në Vushtrri *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Jashari takohet me komandantin amerikan, theksohet performanca e dalluar e ushtarëve të FSK-së në SHBA 1 day
Kosova Shea për Klankosova.tv: Konflikti Izrael–Iran mund ta lërë Kosovën jashtë vëmendjes ndërkombëtare 1 day