Policia jep detaje, dy femra të plagosura u dërguan për trajtim mjekësor - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia jep detaje, dy femra të plagosura u dërguan për trajtim mjekësor

NULL NULL
28.01.2023 12:26

Policia e Kosovës konfirmon raportimin e Klan Kosovës për plagosjen e dy femrave në Fushë-Kosovë, të cilat janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 11:45, policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Besa Besë” në Fushë-Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare  dyshohet se nga një person i dyshuar, me armë zjarri janë plagosur dy persona (të dyja të gjinisë femërore), të cilat janë dërguar për tretman mjekësor. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar ( i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, deklaron për Klankosova.tv, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.