Policia i arreston tre persona në Mitrovicë për rrahjen e një tjetri NULL NULL 27.02.2025 10:41 27.02.2025 10:41 Policia e kishte ndalë dje në fshatin Dren të Leposaviçit një veturë me targa të huaja, ku drejtuesi i automjetit 41-vjeçar me inicialet M.M. e kishte njoftuar policinë se ishte rrahur nga dy persona të tjerë. Në njoftimin e policisë thuhet se i njëjti person e kishte informuar policinë se me vete ka një granat dore të tipit M75. Pas kësaj, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kishte arrestuar tre persona të tjerë si të dyshuar për përfshirje në rrahje. Të tre personat iu janë nënshtruar testit të alkoolit dhe që të tre kanë rezultuar që kanë qenë nën ndikim të alkoolit. Nga njësitet për trajtimin e mjeteve te rrezikshme, granata e dorës është marr nga vendi i ngjarjes. Gjate verifikimit te personave ka rezultuar se personi J.V. 27 vjeçar kishte pasur dy urdhër arreste aktive për veprat “Sulm ndaj personit zyrtar”, dhe “Lëndim i rende trupor”. Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku tre personat e dyshuar me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Të dyshuarit që iu nënshtruan testit të alkoolit janë: J.V – 37 vjeçar 1.74 ‰; J.V. – 27 vjeçar 1.27 ‰; M.M. – 41 vjeçar 1.46 ‰. Gjërat e konfiskuara si dëshmi janë: një granat dore M75 dhe një lopatë.