Policia greke parandalon një sulm terrorist NULL NULL 28.03.2023 17:56 28.03.2023 17:56 Policia dhe Shërbimi inteligjent grek e kanë parandaluar një sulm terrorist. Dy pakistanezë, 27 dhe 29 vjeç janë prangosur nga ana e autoriteteve greke. Ata dyshohet se janë bashkëpunëtor të udhëheqësit, që vepronte jashtë vendit si “truri i rrjetit”. Siç raportojnë mediat, qëllimi i këtij grupi terrorist nuk ishte vetëm të dëmtonin qytetarët e pafajshëm, por edhe të cenonin ndjenjën e sigurisë në vend, duke dëmtuar njëkohësisht institucionet e tij dhe duke kërcënuar marrëdhëniet e tij ndërkombëtare. Shpartallimi i këtij grupi terrorist u bë pas grumbullimit të informacioneve në disa pjesë të vendit. Autoritetet greke raportohet se u ndihmuan edhe nga një shërbim inteligjent i huaj, emri i të cilit nuk u bë i ditur. Nga analiza e informacionit të sekuestruar dhe të dhënave digjitale, u zbulua dhe konfirmua se anëtarët e rrjetit: ata kishin zgjedhur tashmë një ndërtesë me rëndësi të veçantë si objektiv të sulmit; ata kishin vëzhguar zonën dhe kishin planifikuar sulmin; ata kishin marrë udhëzimet përfundimtare për kryerjen e sulmit; Në zbatim të këtyre udhëzimeve, ata kërkonin edhe persona të tjerë për kryerjen sa më të mirë të misionit të tyre./ Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.