Policia gjermane: I dyshuari për therjen me thikë në Berlin kishte planifikuar të vriste hebrenj NULL NULL 22.02.2025 15:23 22.02.2025 15:23 Një 19-vjeçar sirian i dyshuar për therjen me thikë të një turisti spanjoll në Memorialin e Holokaustit të Berlinit kishte planifikuar për disa javë të vriste hebrenjtë, beson policia e Berlinit. Sulmi ndodhi mbrëmjen e së premtes, ku sulmuesi iu afrua viktimës 30-vjeçare nga prapa para se ta godiste me thikë dhe të largohej nga vendi i ngjarjes, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv Një burrë u arrestua aty pranë pasi policia vuri re njolla gjaku në duart dhe veshjet e tij. I dyshuari mbante një qilim lutjeje, një kopje të Kuranit dhe armën e dyshuar në çantën e shpinës, duke sugjeruar kështu që therja erdhi nga “motive fetare”, tha policia. Ndryshe, pasi u dërgua në spital me plagë të rënda në qafë, viktima i është nënshtruar një operacioni dhe është futur në gjendje kome të induktuar, por jeta e tij nuk është më në rrezik.