Policia gjermane: 8 të vdekur nga sulmi në Dëshmitarët e Jehovait në Hamburg NULL NULL 10.03.2023 10:22 10.03.2023 10:22 Nga sulmi në sallën e Dëshmitarëve të Jehovait në Hamburg vdiqën tetë përsona, që si duket edhe sulmuesi është një ndër ta, njofton policia të premten. Një numër i paspecifikuar mbetet për personat e plagosur, ku disa prej tyre janë në gjendje të rëndë, raporton AP, përcjell Klankosova.tv. Nuk ka ende deklaratë zyrtare per motivin e mundshëm të sulmit të enjten mbrëma që shokoi qytetin e dytë më ta madh në Gjermani. Edhe kancelari gjerman Olaf Scholz, ish-kryebashkiak i Hamburgut, përshkroi sulmin si ‘akt brutal të dhunës”. Policia thotë se besohet që kanë vetëm një sulmues dhe ai mund të jetë një nga personat e vdekur në ndërtesë. Hetuesit kanë punuar gjatë tërë natës për të siguruar provat. Zyrtarët e Hamburgut thonë se do të ketë konferencë për media më vonë gjatë ditës për të diskutuar detajet e sulmit. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
Kosova Kusari-Lila: Presioni ndërkombëtar më i madh në Kosovë sesa në Serbi, sepse po reziston vetëm qeveria 2 months