Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia gjen marihuanë në një veturë në Prishtinë

NULL NULL
07.07.2024 11:23
Foto ilustruese. Policia e Kosovës
Foto ilustruese. Policia e Kosovës

Policia ka ndaluar veturën  me targa vendore ku gjendeshin tre burra dhe gjatë kontrollit në këtë veturë është gjetur dhe konfiskuar 15.08 gram marihuana.

Në raportin e policisë thuhet se dy prej tyre janë intervistuar si të dyshuar, ndërsa i tretë si dëshmitar, përcjell Klankosova.tv.

“Policia ka ndaluar veturën  me targa vendore ku gjendeshin tre persona meshkuj kosovarë.  Gjatë kontrollit në veturë është  gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 15.08 gram”.

“Dy prej tyre janë intervistuar si të dyshuar, ndërsa personi i tretë si dëshmitar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.

lajme të ngjashme