Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia gjen drogë, armë e municion në Prizren, prangos pesë persona

NULL NULL
11.10.2025 09:24
Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka kryer bastisje të premten në Prizren, në një pronë të disa personave.

Bazuar në njoftimin e Policisë, gjatë bastisjes u gjetën dhe u sekuestruan 21.77 gramë marihuanë, 25 gramë kokainë, tre grinder, një AK 47, dy shufra metali, një elektroshok, 251 fishekë dhe dy revole, transmeton Klankosova.tv

Nga ky aksion, në pranga të Policisë përfunduan pesë persona, ku njëri prej tyre u dërgua në mbajtje, derisa katër të tjerët u liruan në procedurë të rregullt.

“Njësitë policore me autorizim të prokurorit kanë bastisur pronën e të dyshuarve meshkuj kosovarë, ku janë gjetur dhe sekuestruar: 21.77 gramë marihuanë, 25 gramë kokainë, tre grinder, një AK 47, dy shufra metali, një elektroshok, 251 fishekë dhe dy revole. Lidhur me rastin janë arrestuar 5 persona dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri dërgohet në mbajtje, ndërsa 4 lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

lajme të ngjashme